FOSDEM 2009: Linux, Mozilla, MySQL dhe më shumë Takimi i Nëntë i Zhvilluesve të Burimit të Hapur dhe të Lirë më 7-8 shkurt, 2009. Më 7 dhe 8 shkurt, mbi pesë mijë zhvillues të Burimit të Hapur dhe të Lirë takohen në Université Libre de Bruxelles, kompleksi Solbosch, për konferencën e nëntë vjetore FOSDEM. Folësit kryesorë këtë vit përfshijnë Mark Surman (drejtor ekzekutiv i Fondacionit Mozilla), Bdale Garbee (sekretar i projektit Debian), dhe Leslie Hawthorn (Google Summer of Code). Ngjarja kryesore është me të vërtetë mbresëlënëse. Në mesin e 20 folësve janë Theodore Ts'o (Linux kernel, ext4 file system), Max Spevack (projekti Fedora) dhe Rob Savoye (Gnash, the free Flash player). Savoye: "Softueri i lirë është i pranuar këto ditë si një kuptim i mirë i biznesit, dhe jo vetëm një grup i njerëzve të çmendur. Para shumë kohësh nëse ju keni punuar në softuer të lirë, njerëzit mendonin se ju jeni një lypës i pashtëpi. Sot, ju keni mundësi të madhe të zbuloni se të gjitha llojet e njerëzve përdorin softuer të lirë për të gjitha llojet e punëve, dhe është mirë të shohim se kemi pasur një ndikim të mirë në botë gjatë 30 viteve të fundit". Paralelisht me ngjarjen kryesore, 30 biseda të shpejta janë planifikuar: prezantime të shkurtra 15 minutëshe në temat e ndryshme siç është simboli muzikor MuseScore, biblioteka e sigurisë GnuTLS, TikiWiki wiki, versioni kontrollues Bazaar, dhe më shumë. Një nga gjërat që e bëjnë FOSDEM-in unik janë dhomat e zhvilluesve. Këto janë dhoma në të cilat projektet e përzgjedhura mund të organizojnë orarin e tyre: sesione prezantimi, idesh dhe kodimi. Me ndërpjalmim në mes të projekteve një nga qëllimet kryesore të FOSDEM-it, projektet për desktop KDE, Gnome dhe XFCE ndajnë në dhomë zhvillimi të dielën. Dhomat tjera të zhvilluesve, në mes tjerash, përfshijnë, Fedora + CentOS, embedded, Drupal, X.org, dhe Ruby on Rails. Në mes ngjarjeve kryesore, dhomat e zhvilluesve dhe bisedat e shpejta si dhe gjatë pushimeve, vizitorët do të gjejnë hapësirë për të hequr mendjen nga puna në kabinat e shumta të cilat radhiten nëpër korridore: tetë distribucione Linux dhe BSD, një librari O'Reilly me lirim, FSF Evropa, Mozilla, OpenOffice.org, dhe më shumë. Dhe përfundimisht, duke ruajtur një traditë të mirë, FOSDEM është dhe mbetet i lirë. Nuk nevojiten kurrfarë pagesash apo regjistrim. Për më shumë informata, ju lutemi referohuni tek http://fosdem.org . =========== Për FOSDEM: FOSDEM është një ngjarje vjeçare e lirë dhe jokomerciale për zhvilluesit e Softuerit të Lirë dhe Burimit të Hapur, nga komuniteti për komunitetin. Ne u ofrojmë zhvilluesve të Softuerit të Lirë dhe Burimit të Hapur dhe komunitetit me një vend për të kontaktuar me zhvilluesit dhe projektet tjera; i mbajmë vizitorët të informuar dhe zhvillimet e fundit në botën e Softuerit të Lirë dhe Burimit të Hapur; ofrojmë një platformë për biseda dhe prezantime të udhëheqësve dhe bërësve të projekteve të Softuerit të Lirë dhe Burimit të Hapur; dhe promovojmë zhvillimin dhe përfitimet e zgjidhjeve ng Softueri i Lirë dhe Burimi i Hapur. Pjesëmarrja në FOSDEM është pa pagesë, edhe pse organizimi me falënderim pranon donacionet dhe sponsorimet. Kontakti për shtyp: Mark Van den Borre, +32 486 961726, mvandenborre@fosdem.org (NL, EN) Elise Huard, +32 486 511450, ehuard@fosdem.org (FR, NL, EN)